E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktor Hygoi, gjithekohesia e nje kumtimi Nga Albert Vataj

Ai lindi me 26 shkurt te vitit 1802, plot 210 vjet nga sot, Franca priste ate qe do te prekte zenitin si poet, dramaturg, novelist, eseist, artist vizual, burre shteti. dhe gjithqysh, aktivist i zellshem i te drejtave dhe lirive te njeriut. Perpos te gjithash ishte ati i romantizmit, si dhe nje figure dominuese ne letersine franceze te shekullit XIX. Ishte dhe mbeti nje shembellese e nje penelate tragjike me sharm humaniteti. Ne galerine e vepres, percjellim kjartesisht si figure qendrore njeriun e mitizuar ne Sizif. Ngarendja per te rremuar mes rrenojave te kohes, e per te cburgosur se andejmi gologoten e mundimshme te njeriut qe gjen tek sekush vetveten, e beh ate gjithnje mes rrefimtareve ngadhnjyes. Tipat, karakteret, figura, episode, etapat, datimet dhe rendiet historike, jane jo vetem lenda e pare e asaj permendore shtatlarte, por edhe brumi i nje doktrine qe me romantizmin dhe me emrin e Viktor Hygoit, kerkuan dhe perftuan perjetesine. Edhe sot ndersa matim kohesine tone, ne kete turravrap te cmendur pernga zdiseku, pergjojme pa shume qemtese pranine mes nesh te personazheve qe skaliti mendja, zemra dhe pena e nje prej shkrimtareve me te rendesishem te shkullit XIX. Ne kete 210-vjetor te lindjes se Viktor Hygoit, pakkush ka mbetur jashte asaj bote ngjethese. Kurrkush nuk bitisi ate realitet cingerites, ate univers ku hovte nje mllef dhe si nje llave flateron gjithekohesine e gjemimeve te brenshme te cdo shpirti. E gjithe kjo per ti dhene permasat e qiellit vullneses per te drejte dhe liri, dinjitet dhe dashuri. Vepra, personazhet dhe trillet e nje ngulmi reargues, u bene udherrefyes te rendjes se gjate te nje creature letrare, qe do ta ngjiste shume shpejt te zotin e saj ne fronin e fames. Gjithekjo ka ne thelb njeriun, ate brenda dhe jashte nesh, ate me fatkeqin ne kohesine e vet.

Hygo e trajton njeriun ne nje menyre te tjetersojte nga sa e kishin metuar dhe qene rrekur mbamendjet kohore letrare. Vecmas kur gjen shteg dhe deperton ne brendine e tij te mistershme, medyshjet qe ka njeriu rreth zgjedhjeve ne jete, konfliktin qe gjallon ne vetedije, dhe metamorfoza qe e perndjek ne te gjithe hapat ne te gjalle. Ai sheh anen vlerte te qenies, qellimshem per te nxjerre qe andej te virtytshmin. Nuk resht se lartesuari shpirtin dhe dhimbjen, ndergjegjes i jep kahje hyjnore duke e naltesuar dhe himnizuar kete krijese si gjithnje te njemendte ne miresi. Sipas shkrimtarit njeri mund te behet i madh, i urte, i dobishem per shoqerine, pavaresisht sesi ka qene ai me pare. Ai deperton me ne thellesi, ndoshta shume me shume se kishte mberritur dikush, kur kungon ate ndermendje se "Xhelati kur perdor hekurin e skuqur, digjet pak edhe vete, por kjo nuk i ben asnje pershtypje. Ngaqe tjetri vuan me shume, vuajtja jote s'te duket asgje. Kur sheh sesi perpelitet ai qe torturohet per vdekje, te pushon menjehere cdo dhimbje. Demto sa te mundesh, pa le te behet c'te behet. Kur u beni njerezve keq, ju merrni persiper nje fare pergjegjesie. Duke vene tjetrin ne rrezik, ju vini edhe jeten tuaj ne rrezik, sepse rrjedha e ngjarjeve mund t'iu permbyse pa pandehur edhe ju. Por kjo nuk e ndalon njeriun qe eshte me te vertete i keq. Vuajtjet e njerezve jane gezim per te. Ai defren kur sheh tjetrin qe sfilitet. Vuajtjet e ngazellejne pa mase. Atij i kendon zemra kur sheh tortura. Ambicie, lakmi jane fjale qe duan te thone se dikush flijohet per te kenaqur tjetrin. Sa gje e trishtuar: edhe vete shpresa mund te kete nje kuptim te mbrapshte. Te kesh meri dike, do te thote t'i duash te keqen. Pse jo te miren? Mos valle sepse vullneti yne priret me shume nga e keqja? Nje nga detyrat me te renda per njeriun e drejte, eshte te shkule vazhdimisht nga shpirti i tij nje keqdashje qe mezi duket. Pothuajse te gjitha deshirat tona, po t'i keqyresh holle permbajne dicka qe do na vinte turp t'i rrefenim.

Por keqberesi i persosur, mendon Hygo, dhe ne bote ka vertete nje persosmeri te felliqur, ndjek kete rregull: Sa me keq per te tjeret, aq me mire per mua. Ndergjegjja e tij eshte nje guve e erret"

Viktor Hygo krijoi novela dhe poema, te cilat perfshinin ceshtje te nalta dhe vorbulluese, ato politike dhe filozofike te historise se asokoheshme. I trajtoi ato me nje stil te larte dhe finese, dritepamesi dhe fundament, nuk eshte aspak i merzitshem edhe pse shpesh ndalet ne detaje qe dlirin dyshimin ne trill dhe misherojne cdo cast me shkelqimin e vet te ngryset dhe trishtimin pikellues. Gjithmone ne kete loje ligjeruese, ka ndopak andje dhe hir per tu perfshire, gjithepoaq, ke dicka per te reflektuar mbi ate qe trajton me aq mjeshteri Viktor Hygoi. Mjafton vetem nje sentence qe ka fuqine e nje berthame shperthimi brendie, qe te ngas me forcen dhe magjine e nje Circe dhe te perfshije ne vorbullen e perjetimit. Per formesimin e nje botekuptimi letrar, pervoja me kryeveprat e shkrimtarit te madh, "Njeriu qe qesh", "Katedralja e Parisit" dhe "Te mjeret", eshte kryekeput nje ndikese per nga perfundimet dalldisese, te cilat lene ne gjurmen e kohes dhe ne percjelljen kundruese, gjurme qe dritherojne. Gjithsesi keto tre vepra, dhe jo vetem, ishin njekohesisht dhe pasaporta nderkombetare e Hygoit. Mbeten sakaq emblematike per galerine e shkrimtarit. Njeherash jane realitete letrare qe paraprijne ne yshtjen e stuhishme drejt kreut kete pene. Kohesia e ketyre veprave metoi ne sentimentet e nje qemtese kushtruese. Pas personazheve te skalitur me dalten e ketij dimensioni te gjithmonshem letrar, asohere kur u botuan, sefte, ne te tashmen e kohes, kur erdhen ne shqip dhe u bene yshtje e neteve pagjume, ne te sotmen e pergjithkohe, mbeten te jashtezakonshem. Kuazimodo, Guinpleni dhe Gavroshi jane te gjithekohshem. Kumti i tyre ishte, eshte dhe mbetet ne kohesine e gjithe shtresime shoqerore, nje shkundje nga themelet, nje ndermendje shoqerore qe udheton dhe jeton me elemnetin thelbesor te ekzostences, njeriun, asohere, tash e ne te pergjithmonshmen. Manteli qe veshi keto personazhe eshte reja e zeze qe noton edhe ne qiejt modern, duke germushur me nervin e hakerrise paqen e rrejshme sociale, patosin dhe shtrirjen jargavitese ndjesore.

Gjithepoaq , Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne radhe te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore, ne te cilat bazohej letersia franceze e askoheshme. Stili i tij epik dhe lirika jane te paarritshme.

Ai diti te qendronte larg nga modelet melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke ditur te pranoje peripecite, jo gjithmone te lumtura, per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.

Kreatura shkrimore dhe padyshim thellesisht ndjesore, arriten te mbulonin te gjitha gjinite letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike, tek romani historik e social, duke ngjallur nje lloj njemendesie te patjetert evropiane.

Ne kacarritjet drejt apogjeut te shkrimtarit, nga shumesia e faqeve qe metojne ate dhe vepren lexojme se: Me 1827 do te merrte jete nje prej regetimeve tekstshkruese te allasojta. Ne kete sprove Hygoi orvatet te shtjelloje dramen historike per teatrin Kromuell, veper e cila u konsiderua si manifestimi i teorive te reja romantike. Me 1843 mbytet e bija Leopoldine dhe bashkeshorti i saj, lajm me te cilin shkrimtari u njoh nepermjet gazetes Siecle (Shekulli). Kjo humbje dhe rrezimi me "I Burgravi"-n 1845, u zymetia qe do ta mbanin qiellin e tij letrar per dhjete vjet ne nate ferri. Me 1848 Hygo e sheh veten si deputet ne Asamblene Konstitutive. Grushti i shtetit me 1851 do te kurorezonte ne pushtet Napoleonin e III duke e vene kete ne nje pozite duale. Lekundjet ne politike dhe qemtesat oponente, nga njera ane, reagimet qe mbartnin zemerate per regjimin, nga kahu tjeter, e detyruan te arratiset ne ishullin Guernsey, ku jetoi me vragen e mergimtarit 15 vjet. Keto vite i dhane Hygoit statusin e babait te atdheut ne mergim. Sakaq kycet nje etape me kontraste te forta per tu hapur nje tjeter, e cila merret me formesimin e figures se tij mitike, si poet dhe ne te mevonshmen, dorzania ne traditen historike letrare. Sakaq eshte ne fillesat e saj rendia drejt fames, e cila ndiqet kronologjikisht me satiren "Napoleoni i vogel", (1852), "Ndeshkimet" (1853) ne vargje, per te vijuar me ndikesat humanitare te "Mendimet" (1856) dhe me " Legjenda e shekujve". Ne kete Viktor Hygo pershkoi mespermes historine e njerezimit nga gjeneza deri ne shekullin e XIX, trepjesesh qe u mundesua per publikun, respektivisht (1859-1877-1883). Ne kete te gjalle te tij perplot vrull letrar dhe kumteve shperthyese do te merrni jete kryeveprat e perbotshme "Te mjeret" (1862), "Punetoret e detit" (1866), dhe "Njeriu qe qesh" (1863). Keto kaperthime ne lartesite e krijimit do te perziheshin me nje radhe fatesh te kopra qe i krizen zemren.

Romantizmi, rryme letrare qe ushqeu me vetveten, Hygoi, ishte nje levizje komplekse shpirterore dhe kulturore qe prodhoi nje rinovim te thelle ne letersi, ne art dhe ne mendim, ne politike dhe ne zakone. Ishte ne kryeheren e vet, nje vullnese per te ndryshuar, nje rrjeshtim i zeshem per te deshmuar dhe per te metuar vetvetes dhe botes, kjartazi, gjithekohesise, te drejten per te rendur gjithnje perpara, per njeriun, brenda, thelle brenda tije. Romantizmi u zhvillua nga ai mutacion i shijeve dhe i ndjeshmerise qe u verifikua ne Evrope ne fund te shekullit te XVII, erdhi si domosdo dhe orakull.

Mes poeteve te rinj te perfshire ne rrymen e romantizmit spikaste Viktor Hygo, qe atehere ishte 25 vjec. Ne publikimet e tija lirike, dicka rreth 50 mije vargje, manifestohet Hygoi i rinise dhe i theksimit te romantizmit, idhull i gjenerates se re ne vargjet e tij shpreh brendesine e shpirtit. Kumti i Hygoit shfaqet ne menyren e trajtimit te materialit historik konkret. Ai behet mbrojtes i madh i te drejtave te njerezve dhe shpreh "revolten e shpirtit" per shtypjen e padurueshme te popullit te thjeshte. Hygoi kjo ajke e ketij sistemi vlerash perfaqeson nje sinteze fatesh te shekullit XIX. Krejt ne menyre te befte do ta shihte veten ne shtjellen e "militanteve romantike", te cilet grupohen per ti dhene shpirt drejtesise, revolucionit. Ai ishte dhe mbeti perjetuesi dhe kumtuesi me i pashoq i personazheve emblematike, jeteve dhe fateve te pergjithmonshme. Ata ishin ne kohen e tij, ne te atyren, ne tonen, dhe ne do ti lejojme te jene te gjithkujt, jo vetem si portrete, si personazhe, si ai, ata, ato qe kemi njohur, nga Guimplen te Gavroshi, nga Kuazimodo te Tribuleti, nga De ate Ursusi, nga Esmeralta te Xhoziana. Kuazimodot jane dukshem ne tashmen moderne teksa metojne deri ne plotesine e personazhit qe Hygoi e vendosi ne shumekohesi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonje yshtje prej orakulli se sa nje perkim ojnak qe realitetet mveshin ne te tashmen e tyne ne gjithekohesi. Perploteson vetevetja e epokes hygoiane, me Gavroshin qe sperkat dhe njolloj shkelqimin mondan te qendrave urbane dhe ngrihet ne kultin e periferise, nen kembet e vershimit te nje bote qe ka ne filozofine e vet berjen e maskave dhe cjerrjen e fytyrave, ne nje fare qasje prej Guimpleni.

Ndryshe nga pararendes dhe passhkues, ai nuk kishte nje fat tragjik, thjeshte jeta tek-tuk e cukiste me rrufe kreshten e tij te fatit, perzhitje te cilat ai nuk i fshehu, perkundrazi i beri limfe permbajtesore te vepres. Mbylli syte me 22 mars 1885 ne shtepine e tij ne paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit dhe u shoqerua nga 12 poete. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese persona te ardhur nga cdo cep i Frances. Ishte dhe mbeti per shume kohe nje ceremoni lamtumire madheshtore, si e meritonte Viktor Hygoi. Iku per te mbetur jo vetem ne biblioteke, ne mendje dhe ne perjetime, por edhe ne te tashmen, si i gjithkoheshem.

Kuazimodot jane dukshem ne tashmen moderne teksa metojne deri ne plotesine e personazhit qe Hygoi e vendosi ne shumekohesi. Kjo ndoshta jo dhe aq nga ndonje yshtje prej orakulli se sa nje perkim ojnak qe realitetet mveshin ne te tashmen e tyne ne gjithekohesi. Perploteson vetevetja e epokes hygoiane, me Gavroshin qe sperkat dhe njolloj shkelqimin mondan te qendrave urbane dhe ngrihet ne kultin e periferise, nen kembet e vershimit te nje bote qe ka ne filozofine e vet berjen e maskave dhe cjerrjen e fytyrave, ne nje fare qasje prej Guimpleni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›