E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet “komploti” për vrasjen e Vladimir Putin

MOSKË- Zbulohet “komploti” për vrasjen e kryeministrit të Rusisë, Vladimir Putin.

Mediat në Moskë bëjnë me dije se agjentët e inteligjencës ruse dhe ukrainase kanë zabrdhur një komplot që dyshohet se kishte qëllim vrasjen e kryeministrit Putin, pas zgjedhjeve presidenciale të 4 marsit.

Burimet e njëjta flasin për arrestimin e grupit të të dyshuarve, të cilët thonë se “janë urdhëruar nga lideri çeçen, Doku Umarov”.Mësohet se sulmuesit e dyshuar janë arrestuar në qytetin e Ukrainës – Odesa, raporton Europa e Lirë.

Sekretari për media i Putinit, Dmitri Peshkov, ka konfirmuar raportet, por nuk ka pranuar të bëjë komente.

Putin do të kandidojë në zgjedhjet e fundjavës së ardhshme për postin e presidentit të Rusisë. Ai ka shërbyer në këtë detyrë edhe në periudhën 2000-2008.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›