E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia si ernobili

Japonia ndodhet në një situatë të ngjashme me aksidentin e Çernobilit.  Autoritetet japoneze deklaruan se niveli i radioaktivitetit ka arritur në shkallën 7, i cili është edhe niveli më i lartë nga njesitë matëse. Një nivel i ngjashëm është aplikuar vetëm në rastin e aksidentit të Çernobilit në vitin 1986.

Autoritetet japoneze kanë marrë këtë vendim pas rrjedhjeve radioaktive, të cilat u përhapën në ajër, në ujin e pijshëm midis perimeve dhe në oqean. Një zyrtar i Komisionit të Sigurisë Bërthamore të Japonise njoftoi se niveli i krizës në uzinën e Daiichi në Fukushima ishte një vlerësim paraprak ndërkohë që pritej konfirmimi nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.

Ndërkaq agjencia e lajmeve Reuters tha se sipas një zyrtari të TEPCO-s, kompani e cila operon në centralin bërthamor, rrjedhjet e rrezatimit nuk janë ndalur tërësisht dhe ndoshta mund të tejkalojnë ato të Çernobilit. Nivelin i rëndësisë së krizes bërthamore në Japoni deri më tani ka qenë vendosur në pesë, e njëjtë me aksidentin ne Three Mile Island në SHBA në vitin 1979. Si pasojë Japonia ka zgjeruar zonën e evakuimit në Fukushima e cila tashmë do të përfshijë edhe pesë komuniteteve përtej 20 km ekzistuese përkatësisht 60 km në veri-perëndim të shufrave bërthamore dhe rreth 40 km në jug-jugperëndim.

Një ditë më parë një termet 7.1 ballë goditi sërish Japoninë. Epiqendra e tij ishte pikërisht në Fukushima ndërkohë që tronditja është ndjerë edhe në kryeqytetin Japonez në Tokio. Ndërkohë një muaj pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues numri zyrtar i të vdekurve nga katastrofa është 13.130, ndërsa 13.718 llogariten si të zhdukur.  Më shumë se 150.000 njerëz janë ende të pastrehë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›