E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga rrezohet gjate performances ne skene

E rëndësishme nuk është fakti qe bie, por të dish të ringrihesh, dhe Lady Gaga ketë e di dhe e bën mjaft mire. Aq sa gjatë një ndalese në Houston për turin e saj Monster Ball, ylli i popit humbi ekuilibrin gjatë kohës që po këndonte dhe po kërcente në mes të pianos, kur rrezohet në tokë dhe bën një ngritje të shpejtë, duke mos dhënë mundësi për zgjatjen e këtij incidenti.

Pas kësaj ylli i popit është ringritur sikur asgjë s’kishte ndodhur dhe filloi të këndonte këngën “You and me” dhe u ul në vendin ku u rrëzua duke shkaktuar duartrokitje nga fansat e pranishëm. Këngëtarja 25 vjeçare në momentin që u rrëzua e kishte vënë njërën këmbë sipër pianos dhe tjetrën sipër stolit në momentin që taka rrëshqiti dhe ajo përfundoi poshtë pianos.

Stefani Joanne Angelina Germanotta, lindur me 28 mars 1986, dhe që njihet me emrin e artit Lady Gaga, u bë e famshme për spektatorin botëror në vitin 2008 me këngët “Just Dance” dhe "Poker Face".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›