E Diel, 1 Nëntor 2026

Vila: Dua Italinë në Euro 2012Emiljano Vila zgjedh kundershtaret: Italia, Greqia, Izraeli, Qirpo, Ishujt Faroe

Rrjetet sociale:

Emiljano Vila, një nga mesfushorët e talentuar të Kombëtares shqiptare (21 vjeç, 3 ndeshje me Kombëtaren, 1 gol) bëri zgjedhjen e tij përsa i përket ekipeve që mund të jenë kundërshtarë të Shqipërisë në shortin për kualifikueset e Euro 2012.

“Dua Italinë në grup, jo vetëm për faktin se jam tifoz i këtij vendi në arenën ndërkombëtare, por dhe për faktin tjetër se Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë kundër tyre me Kombëtaren e madhe”, - tha për Albania-sport.com, Emiljano Vila, i cili tashmë luan si huazuar te Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.

Vila, i cili shënoi një gol me Kombëtaren B në miqësoren të përfunduar 3-3 kundër Milanit dhe një tjetër gol për Kombëtaren A në fitoren 6-1 kundër Qipros nga vazo 2 zgodhi kundërshtar Greqinë, nga vazo 3, Izraelin, nga vazo 4, Qipron dhe nga vazo 6, Ishuj Faroe.

KË KANË ZGJEDHUR LOJTARËT E KOMBËTARES
Debatik Curri: Rusia, Serbia, Austria, Qipro, San Marino
Emiljano Vila: Italia, Greqia, Izraeli, Qirpo, Ishujt Faroe

Shorti, vazot e Europianit 2012

UEFA, qeveria e futbollit evropian, ku aderon dhe Shqipëria (që nga viti 1954), bëri të ditura dhe vazot e skuadrave për shortin e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të zhvillohen në Poloni e Ukrainë. Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku edhe me Armeninë, Estoninë, Gjeorgjinë, Islandën, Kazakistanin, Liehtenshtejnin, Moldavinë dhe Malin e Zi.

Vazo 1
Anglia, Franca, Gjermani, Italia, Holanda, Kroacia, Portugalia, Rusia dhe Spanja.

Vazo 2
Danimarka, Greqia, Çekia, Romania, Serbia, Sllovakia, Suedia, Zvicra dhe Turqia.

Vazo 3
Austria, Bosnja, Bullgaria, Finlanda, Irlanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Norvegjia dhe Skocia.

Vazo 4
Belgjika, Bjellorusia, Qipro, Uells, Letonia, Lituania, Maqedonia, Sllovenia dhe Hungaria.

Vazo 5
Shqipëria, Armenia, Estonia, Gjeorgjia, Islanda, Kazakistani, Liehtenshtejni, Moldavia dhe Mali e Zi.

Vazo 6
Andorra, Azerbajxhani, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Malta dhe San Marino

Numri i klikimeve - 1260
  E Merkure, 28 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›