Vila: Synoj minutat e miaEmiljano Vila shënoi golin e gjashtë dhe të fundit në fitoren e thellë të Shqipërisë në miqësoren kundër Qipros (6-1).

Publikoje ne:
Emiljano Vila zhvilloi një ndeshje fantastike, kur luajti si i “huazuar” te Shqipëria U-21 në fitoren minimale kundër bashkëmoshatarëve nga Azerbajaxhani, të shtunën e kaluar. Mesfushori durrsak i huazuar nga Dinamo e Zagrebit te skuadra satelite e saj, Lokomotiva e Zagrebit, u bashkua me korin e kuqezinjve të Kuzhes përpara ndeshjes me Danimarkën.
"Në aq minuta sa jam aktivizuar kam dhënë më të mirën dhe do të vazhdoj të jap dhe më shumë. Kundër Danimarkës, për aq minuta sa do të aktivizohem, do të jap maksimumin. Shpresoj të justifikoj besimin e trajnerit", - tha Emiljano Vila, i cili shënoi golin e gjashtë dhe të fundit në fitoren e thellë të Shqipërisë në miqësoren kundër Qipros (6-1).
Mesfushori i avancuar vlerësohet nga stafi teknik i Kombëtares si një lojtar i dobishëm dhe më të ardhme. Vila vlerësoi faktin se ai personalisht ndihet i lumtur të luajë përkrah lojtarëve të tillë si Lorik Cana, Erjon Bogdani dhe Ervin Skela. I pyetur për të ardhmen e tij, ish-lojtari i Teutës, i transferuar në Kroaci gjatë merkatos verore te Dinamo e Zagrebit në shumën e 250 mijë eurove, tha: “Shpresoj të eci mirë te Lokomotiva e Zagrebit, ku jam huazuar, dhe në janar të kthehem te Dinamo e Zagrebit, pasi jam lojtar i saj”.
E Hene, 07 Shtator 2009