E Diel, 1 Nëntor 2026

Një i akuzuar për vrasje, truproja e Leo Mesit?

E përditshmja “Ole” ka zbuluar që mbrëmë në darkë, në mbërritjen në aeroportit të Ezeizas, Lionel Mesi ka qenë i mbrojtur prej turmës nga një kapobandë (në Argjentinë e quajnë “barrabrava”), i implikuar shumë rëndë në hetime të ndryshme nga drejtësia argjentinase dhe i njohur si një nga tifozët më të dhunshëm.

Personi quhet Ariel Pulieze, i mbiquajtur Gusano dhe është udhëheqësi i një grupi në Nueva Çikago me vendndodhje diku në periferi dhe ka qenë i akuzuar për vrasjen e një tifozi në vitin 2007. Megjithëse akuzat nuk u vërtetuan deri në fund, ai konsiderohet si një nga elementët më problematikë në ftubollin argjentinas. Me këtë veprim, Federata Argjentinase e Futbollit ka shkaktuar polemika të shumta.

Por shefi i zyrës së shtypit, Andres Ventura ka mohuar çdo lloj lidhjeje të mundshme, duke sqaruar se nuk ka patur ndonjë lidhje informale me Puljezen: “Natyrisht që e njoh dhe është e vëtretë që më parë ka qenë në qendër të Ezeizas, sepse donte të bënte fotografi me lojtarët. Por për sa i përket aeroportit, kjo nuk është e vërtetë dhe mund të them që edhe Mesi u befasua kur e pa.” Mund të jetë edhe kështu, por impakti i një lajmi ë tillë do të mbetet gjatë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›