A besoni në "Remontada"?

Gjithnjë e më shumë po afron sfida e dytë dhe vendimtare e gjysëmfinales së Ligës së Kampionëve mes Real Madrid dhe Borusia Dortmund. Rezulati 4 me 1 nga ndeshja e parë e bën Dortmundin si favorit për të prekur finalen, por asesi së bën Realin të jetë i dorëzuar.
Madrilenët janë më shpresë në "Remontada" duke besuar se ky rezultat mund të thyhet. Një fitore 3 me 0 do të jetë e mjaftueshme për Real Madridin për të kaluar tutje.
Dortmund mbetet skuadra e vetme e pamposhtur këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Dortmundi nuk është mundur asnjëherë në takimet jashtë në Champions League, ndërsa ka një fitore dhe katër barazime.
Reali do të startoj me formacion tejet sulmues por që duke e patur kujdesin nga frika e kundërsulmeve të gjermanëve.
Edhe Jurgen Klopp ka paralajmëruar që Dortmund nuk do të mbrohet në këtë ndeshje duke thënë se synojnë të shënojnë gola.
Jose Mourinho ka thënë se nëse nuk arrinë finalen, ai do të cilësoj veten si dështim te Reali./Indeksonline/