Hejg: Të planifikohen të gjitha mundësitë për Libinë

Ministri i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se komuniteti ndërkombëtar duhet t`i planifikojë “të gjitha mundësitë” për Libinë.
“Ne kemi dërguar mesazh të qartë se dhuna në Libi duhet të ndalojë, se largimi i Gadafit është gjëja më e mirë për libianët, të cilët kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e vendit të tyre. Për këtë, bashkësia ndërkombëtare duhet të jetë e përgatitur për çdo eventualitet në Libi”, ka thënë Hejg.
Ai i bëri këto komente në një konferencë të Partisë Konservatore.
Qindra njerëz kanë humbur jetën që nga shpërthimi i dhunës në Libi, ndërsa janë në rritje shqetësimet se trazirat mund të përshkallëzojnë në luftë civile