Van Marvijk: Spanja favorite, por nuk kemi frikë
“Kam shumë besim, pasi shumë prej lojtarëve janë përmirësuar nga ndeshja në ndeshje dhe jam i sigurt që edhe Van Persi do të shkëlqejë në atë përballje”, pohoi Van Marvijk. Ndryshe nga Holanda e viteve 1974-1978, kjo e sotmja dhuron pak spektakël. Gjithsesi, kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin portokalli.
“Nuk mund të bëhen krahasime mes periudhash kaq të ndryshme. është e pamundur të vësh përballë historinë e atyre lojtarëve, me atë të djemve që luajnë sot”, theksoi ai, duke shtuar se megjithëse shumë e konsiderojnë surprizë mbërritjen deri në finale, ekipi gjithnjë ka besuar te suksesi. Për Van Marvijkun, ndeshjet kyç në rrugën drejt aktit të fundit ishin ato kundër Japonisë dhe Brazilit.