E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villa prezantohet në Barcelonë

Përforcimi i ri i Barcelonës, David Villa, pasi kaloi kontrollimet mjekësore, është prezantuar zyrtarisht si futbollist i gjigantit katalan të premten. Ylli spanjoll kompletoi transferimin e vlefshëm 40 milionë euro në Nou Camp, ku ka nënshkruar kontratë katërvjeçare.

Në marrëveshjen e tij është e përfshirë mundësia e vazhdimit për sezonin e pestë dhe dëmshpërblimi prej 200 milionë eurosh. 28 vjeçari shënoi 28 gola në 45 ndeshje për Valencian gjatë sezonit të kaluar dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i Spanjës.

“Jam në klubin më të mirë në botë, ky është një hap i madh për mua”, tha Villa për ueb faqen zyrtare të Barcelonës. “Ndihem krenar që jam këtu, çdokush do të ishte i lumtur të vinte në një klub si ky, siç thonë të gjithë ky është klubi më i mirë në botë”, shtoi ai.

Villa në Nou Camp do të rrethohet nga shumë yje të klasit botëror dhe beson se do ta ketë lehtë të luajë së bashku me ta. “Gjithmonë është vështirë të shënohen gola, por kur rreth vetes keni futbollistë si Xavi, Messi, Busquets, Keita ose Pedro, puna bëhet më e lehtë për një sulmues”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›