E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea kërkon dy përforcime

Presidenti i Chelseas, Bruce Buck, ka njoftuar se kampioni i Premierligës do të transferojë së paku dy futbollistë gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa dy të tjerë pritet të largohen nga Stamford Bridge.

Mesfushori Michael Ballack spekulohej me rikthim në Gjermani, ndërsa plejmejkeri Deco pritet të kalojë në Brazil. Buck tha për agjencinë e lajmeve AP se menaxheri Carlo Ancelotti do të transferojë dy ose tre zëvendësime gjatë verës. Amerikani shtoi se Ancelotti do të mungohet të zbresë mesataren e moshës së futbollistëve në ekip, duke inkuadruar të rinj nga skuadra rezervë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›