E Shtunë, 31 Tetor 2026

Villas-Boas Do te qendroj tek Porto

“Në sezonin e ardhshëm do të jem sërish trajner i Portos.”

Andre Villas-Boas ka lajmëruar nëpërmjet profilit të tij në Twitter se do të qëndrojë në pankinën e ekipit portugez që fitoi të mërkurën e kaluar trofeun e Europa League.

Kjo frazë shuan tashmë shpresat e shumë ekipeve në Europë që shpresonin të kishin shërbimin e teknikut që konsiderohet si pasardhësi i Jose Mourinho.

Përveç Europa League, Villas-Boas fitoi këtë sezon edhe kampionatin portugez dhe Superkupën e Portugalisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›