Festë gjigande në Korçë 8 mijë vetë për titullin
TIRANE- Në një ceremoni madhështore, të paparë ndonjëherë në futbollin shqiptar, Skënderbeu ka festuar dje titullin e dytë kampion në histori, i fituar pas një edicioni të mbushur me polemika me Flamurtarin. Thuajse e gjithë Korça ka qenë në festë ditën e djeshme, për një trofe që mungonte prej 78 vjetësh në këtë qytet. Të njohur për serenatat e karnavalet, qytetarët korçarë tashmë duket se kanë zbuluar një pasion të ri, atë për futbollin, lojën më popullore në botë. Ceremonia e djeshme, edhe pse nuk u zhvillua pas një ndeshjeje siç e kërkon tradita, ka kaluar vërtet çdo parashikim. Në stadium kanë qenë mbi 8 mijë vetë, ndërsa në tribunë nuk mungonin edhe disa nga figurat më të shquara ndër vite të futbollit korçar. Dhimitraq Xhambazi, Aleko Pilika apo Teodor Vaso, ishin ndër të ftuarit e ceremonisë së titullit, që është prezantuar nga Reis Çiço.
Dorëzimi i titullit është bërë nga presidenti i Federatës Armand Duka, ndërkohë që lojtarët kanë marrë edhe medaljet e arta me vlerë 1 mijë euro secila, gjë e rrallë kjo në futbollin shqiptar.
Skënderbeu e fitoi titullin kampion pas një beteje të ethshme me Flamurtarin. Korçarët kishin padyshim një ekip shumë të fortë, por vlonjatët kanë bërë diferencën në momente të veçanta, sidomos në përballjet direkte. Javët e fundit u përfshinë nga polemika të forta, pas pretendimeve të Flamurtarit se korçarët ndihmoheshin nga FSHF dhe presidenti i saj Duka.
(s.g/Altin Latifi/BalkanWeb)