E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon numërimi në njësinë 2, Basha kryeson me 92 vota

Kandidati demokrat për bashkinë e kryeqytetit Lulzim Basha vijon të ruajë avantazhin edhe gjatë procesit të numërimit të fletëve të kontestuara, duke siguruar 92 vota më shumë se sa rivali socialist Edi Rama. Kështu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka numëruar 201 kuti të njësisë bashkiake numër 2 në kryeqytet, në të cilat kanë rezultuar 33 fletë të kontestaura për kandidatë për kryetar bashkie. Nga numërimi i këtyre fletëve ka rezultuar që kandidati demokrat për Tiranën Lulzim Basha ka marrë 21 vota dhe kandidati socialist Edi Rama ka marrë 12 vota. Po ashtu Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka numëruar 201 kuti nga 216 që kanë 54 qendra të votimit të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve numër 46 në kryeqytet, pasi 15 kutitë të tjera i janë nënshtruar këtij procesi përpara se kolegji të urdhëronte numërimin e këtyre fletëve. Nga kalkulimi që u bëhet të dhënave për sa i përket procesit të rivlerësimit të fletëve të kontestuara në njësinë një dhe 2 rezulton se diferenca ndërmejt kandidatëve është 92 vota në favor të kandidatit demokrat, nga 81 që ishte kur komisioni shpalli rezultatin përfundimtar për kryeqytetin.
Gjatë numërimit të fletëve të kontestuara ka rezultuar që janë gjendur edhe fletët me vulë të qendrave të tjera të votimit çka ka ngjallur debate në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Për numërimin e fletëve të kontestuara Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve ka ngritur 8 grupe numërimi dhe parashikohet që ky proces të përfundojë brenda një jave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›