E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vin Diesel serish ne Fast and Furious

Pas dhjetë vjetësh aktori muskuloz Vin Diesel do të jetë sërish protagonist në filmin e pestë të sagës “Fast and Furious”, në rolin e pilotit klandestin Dominic Toretto.

Në filmin me regji të Justin Li, Toretto do të bëjë sërish aleancë me ish-policin Brian O’Conner, të interpretuar nga Paul Walker.

Por për të fituar lirinë, atij do t’i duhet të fitojë një garë shumë të rëndësishme në Rio de Zhaneiro.

Në filmin e pestë do të jenë edhe aktorë të tjerë të njohur si Dwayne Johnson, Jordana Brewster dhe repisti Ludacris.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›