E Diel, 1 Nëntor 2026

Viola Haxhiademi merret e pandehur në dosjen e Ballukut

Viola Haxhiademi i është shtuar listës së personave të pandehur në dosjen e Belinda Ballukut, ku hetimet përqendrohen edhe te anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Në kuadër të kësaj çështjeje janë përmendur edhe Gentian Gjyli, Erald Elezi, Pandeli Carapuli, Arbër Abazi dhe Igli Tare.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhen me dyshime për parregullsi në procedurat e prokurimit, përfshirë dyshimet se fituesit e disa tenderave janë paracaktuar, duke shkelur barazinë e pjesëmarrësve.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të dyja masat e sekuestros për vilat e Belinda Ballukut. Paralelisht, SPAK po vijon marrjen në pyetje të personave të dyshuar për përfshirje në procedurat e tenderave që janë pjesë e hetimit.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›