Virgin, Beqja:Berisha vret për pushtet helmon për para
TIRANË- Deputeti i PS Ilir Beqaj ka bërë pëgjegjës kryeministrin Berisha si organizuesin kryesor të kontrabandës së naftës Vergin. Në një deklaratë për mediat mesditen e sotme Beqja theksoi se Berisha është përfituesi kryesor i fitimeve kolosale duke mashtruar konsumatorët shqiptar.
‘40 deri në 50 mijë tonë naftë Vergin vit pas viti me fitime që shkonin deri në 1100 lekë për litër naftë. Kaq kanë fituar Sali Berisha dhe klientët e tij nga kontrabanda e naftës dhe po kaq është mashtrimi financiar që duhet të mbajnë mbi supe qytetarët shqiptarë.’:- theksoi deputeti i PS, Beqja.
Ndërkohë deputeti i partisë socialiste deklaroi se përfitimet që kryeministri i vendit në bashkëpunim me ministrat Ruli, Basha dhe Bode është vetëm një pjesë e dëmit që është bërë në kurriz të shqiptarëve, duke nënvizuar se dëmit financiar i bashkangjitet edhe helmi që duhet të thithin mushkëritë e cdo shqiptari nga ambinetii ndotur për shkak të naftës.
‘Kostot e këtij krimi ekonomik qeveritar nuk mbarojnë me kaq. Ato 40–50 mijë tonë naftë vergin të hedhura çdo vit në tregun shqiptar për të pasuruar Saliun dhe oborrin e kusarëve e matrapazëve, janë 50 mijë ton helm që i janë hedhur ajrit dhe mjedisit në Shqipëri.50 mijë ton helm: squfur, monoksid karboni e dioksina, helme që i thithin mushkëritë e çdo shqiptari, burrë, grua, fëmijë që Saliu e Luli të mbushin xhepat.’ :- theksoi Beqja.
Sipas deputetit socialist ka vijuar duke thënë se Berisha nuk ndalet para asgjëje dhe se bashkë me kandidatin e ardhshëm të Tiranës duhet ti japin llogari qytetarëve për dëmin financiar dhe ambientalist të shkaktuar prej tyre.
‘Saliu nuk ndalet përpara asgjëje kur bëhet fjalë për pushtet e për pasurimin e familjes e oborrit të tij.Saliu të vret për pushtet e para, por ja që Saliu edhe të helmoka për pushtet e para. E vetmja rrugë për shqiptarët, e vetmja mundësi për të shpëtuar nga vjedhjet, helmimet, vrasjet e kriza ku jemi zhytur për faj të Saliut është PS.’ : ka përfunduar deklaratën e tij deputeti i PS Ilir Beqja.
(e.m/BalkanWeb)