E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, shtyhet gjyqi për vrasjen e taksitit

ELBASAN- Gjykata Elbasanit ka nisur me shtyrje të seancën e parë të gjyqit për vrasjen e taksistit nga Devolli Fredi Talelli.

Shkak i dështimit të seancës së sotme ka qënë mosprezenca e avokatëve të palës së akuzuar, duke mos u caktuar dot edhe data tjetër e zhvillimit te saj. 

Për vrasjen e Talellit janë arrestuar gjashtë persona mbi të cilët rëndon akuza e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e kryer në bashkëpunim si dhe armëmbajtje pa leje. Personat e akuzuar për vdekjen e taksistit nga Devolli janë: 16-vjecari A. Xhacka dhe Elkero Revani 21 vjec, nga Bilishti,19-vjecarit Domeniko Kumrija nga Elbasani, si dhe tre shtetas të tjerë nga Lezha dhe Laci.

Elkjero Revani edhe Arnest Xhacka të dy nga qyteti i Bilishtit, vranë me armë zjarri 35-vjecarin, duke e hedhur trupin e tij në një kanal në fshatin Korritë të Korçës, ndërsa makina u gjet në përroin e Kushës në Elbasan. 4 të arrestuarit e tjerë nga Lezha e Laçi ndihmuan në fshehjen e provave te krimit.
Trupi i taksistit Fredi Talelli u gjet i pajetë në dalje të fshatit Koritë, të Korcës në nëntor 2010, tetë ditë pas zhdukjes së tij. 

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›