E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punonte si usta, i vjedh bonot pronarit

Elbasan- Punonte si usta, por eshte joshur dhe dyshohet se ka pervetesuar bonot e pronarit. Seksioni Kunder Krimeve ndaj Prones ne Policine e Elbasanit, arrestoi dje Fatmir Musten, 22 vjec, me banim ne Shtepanje-Gostime, pasi akuzohet per vepren penale te vjedhjes. I riu dyshohet se ne daten 22 gusht ka vjedhur ne banesen e Reshit S., me banim ne lagjen "Kala", 18 milione bono dhe nje aparat fotografik. I moshuari e ka konstatuar vjedhjen, pas largimit te ustait. Ai ka kryer kallezim penal ne polici. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili pasi ka marre deshmite dhe te dhena te tjera nga pronari, ka arritur ne perfundimin se bonot jane marre nga i dyshuari Fatmir Musta, i cili ate dite ka riparuar banesen e Reshit S. Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e 22- vjetarit, policia ka gjetur nje aparat fotografik, i cili eshte konfiskuar ne cilesine e proves materiale. Nderkohe qe agjentet po punojne per te zbuluar se ku kane perfunduar 18 milione bonot e thesarit. Ndaj Mustes eshte ngritur vepra penale e "vjedhjes".

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›