E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat, 15 mijë të prekur në vend

Plot 15 mijë raste regjistrohen në të gjithë vendin me viroza të stinës, por edhe alergji në këtë periudhë. Më të prekur rezultojnë të jenë fëmijët deri ne 5 vjeç, por edhe të rinjtë dhe këta kryesisht nga alergjitë. Mjekët pohojnë se ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve të prekur nga virozat e stinës. Fëmijët e moshave pediatrike kanë qenë më të prekurit. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të renda. Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore. Ka një numër të konsiderueshëm paraqitjesh në ambulancën e pranimit. Edhe tani kemi viroza që prekin më shumë traktin e sipërm respirator, ku hyjnë rinofaringitët dhe ndonjëherë, edhe infeksionet bakteriale të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratorë. Por kemi edhe infeksione të traktit me të poshtëm respirator, bronkopneumonira- shprehen mjekët pediatër. Ata këshillojnë të evitohen sa më shumë antibiotikët pa recetën e mjekut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›