Virozat e stinës, prekin rreth 13 mijë persona në javë
TIRANE- Ndryshimet e shpeshta të klimës ditët e fundit kanë mbipopulluar edhe urgjencat e spitaleve. Të vegjlit dhe të moshuarit janë atë që nuk u rezistojnë dot shumë këtyre ndryshimeve dhe preken nga virozat.
Si pasojë rreth 13 mijë raste regjistrohen çdo javë në të gjithë vendin, të cilët preken nga virozat e stinës, por edhe nga alergjitë. Me të prekur rezultojnë të jenë fëmijët deri në 5 vjeç por edhe të rinjtë, por këta kryesisht nga alergjitë.
Mjekët pohojnë se ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve të prekur nga virozat e stinës. Fëmijët e moshave pediatrike kanë qenë më të prekurit. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda.
Temperatura e lartë ka qenë një nga simptomat kryesore. “Ka një numër të konsiderueshëm të fëmijëve që na vijnë. Edhe tani kemi viroza që prekin më shumë traktin e sipërm respirator, ku hyjnë rinofaringitet dhe ndonjëherë edhe infeksionet bakteriale të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore. Por, kemi edhe infeksione të traktit më të poshtëm respirator, bronkopneumonira” - shprehen specialistët, të cilët japin edhe këshillat për prindërit.
Mjekët japin këshillat e nevojshme për prindërit. Ndërkohë në këtë sezon, janë të pranishme edhe alergjitë e ndryshme, në veçanti ato nga polenet e luleve, të cilat sipas mjekëve, sjellin komplikacione nëse nuk trajtohen. Ardhja e pranverës ka sjellë edhe një rritje të numrit të të sëmurëve nga alergjitë. Sipas tyre në ndryshim nga 15 vite më parë është rritur numri i fëmijëve të moshës 1 deri në 15 vjeç të prekur nga alergjitë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)