E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, liderët politik nuk arrijnë konsensus për masat antikrizë

ATHINË- Kryeministri grek Jorgos Papandreu nuk arriti t'i bindë liderët e opozitës që të përkrahnin masat e qeverisë së tij për ekonominë, që janë të domosdoshme që shteti grek të dalë nga kriza.

Brukseli kërkon konsensus të të gjitha forcave politike për programin buxhetor afatmesëm, ku kërkohet zvogëlim i shpenzimeve shtetërore me 14 miliardë euro dhe rritje të të ardhuarve nga tatimet me nëntë miliardë euro deri në vitin 2015.

Në të është edhe plani për privatizimin, prej të cilit priten të ardhura prej rreth 50 miliardë euro. 'Presidenti grek, Karolos Papulias mblodhi këshillin e liderëve politikë për arritjen e këtij konsensusi, por pas takimit katërorësh, kjo nuk ndodhi,'-  njoftuan mediat greke.
Partia 'Demokracia e Re', fuqia kryesore opozitare, e hodhi poshtë propozimin.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›