E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, sekuestrohen 100 doza heroinë, arrestohet 22-vjeçari

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një të ri pasi u kap me 100 doza heroinë.

Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Elbasanit Valbona Begu konfirmoi se gjatë operacionit të koduar "Momenti i duhur " u zbulua se shtetasi Denis Meço 22 -vjeç banor i lagjes Haxhias në qytetin gjatë kontrollit që ju bë banesës së tij ju gjetën dhe ju sekuestruan 100 doza lënde narkotike të dyshuar e llojit heroinë.

Sipas burimeve policore 22-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një rrjeti përdoruesish e shpërdarësish të lëndëve narkotike në këtë qytet.

Ndërkaq po punohet nga ana e strukturave të specializuara për zbulimin e bashkëpunëtorëve të tij dhe për goditjen e të gjitha segmeteve të prodhimit , shitjes e shpërdarjes së narkotikëve në këtë rajon të Shqipërisë së Mesme.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›