E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat e verës, fluks pacientësh nëpër spitale, mjekët japin këshilla

virozat-e-veresElbasan- Moti i paqëndrueshëm, por i shoqëruar me temperatura të larta ka sjellë është një fluks personash që kërkojnë trajtim mjekësor në spitalet e vendit.

Mësohet se në repartin e Pediatrisë së Elbasanit ka patur një rritje të numrit të fëmijëve, afro 60 në ditë, që paraqiten për të marrë ndihmën mjekësore për shkak të prekjes nga virozat.

Megjithatë bluzat e bardha të këtij spitali thonë se rastet e shtrimit janë më të pakta se ato që vizitohen. Sipas mjekëve fëmijët paraqiten në pediatri me simptoma si temperaturë e lartë, diare dhe të vjella.

Mjekët i bëjnë apel prindërve të tregohen të kujdesshëm, duke shmangur ekspozimin në diell të fëmijëve gjatë orëve të pikut, 11:00-16:00. Ata thonë se duhet të tregohet kujdes veçanërisht me higjienën personale të fëmijës dhe ushqimeve që konsumojnë. Sakaq mjekët rekomandojnë të konsumohet sa më shumë ujë dhe lëngje natyrale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›