E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja drejt postit të Berishës, Basha dhe Olldashi fushatë në bazë

rama-dhe-olldashiTiranë- Pas dorëheqjes së Sali Berishës nga kreu i Partisë Demokratike, kandidatët për kryetar të PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi nisin sot fushatën elektorale në bazë.

Dje Basha ishte i prnaishëm në një seminar me temë Decentralizimi i pushtetit lokal në Këshillin e Qarkut të Kukësit. Kurse Sokol Olldashi ka postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook sloganin: Fillim i ri! Bashkë rikthehemi shpejt.

Në procesin elektoral do të marrin pjesë të gjithë anëtarët që kanë marrë teserën deri më 15 maj të këtij viti. Sakaq Basha do të zhvillojë sot një takim me anëtarësinë në Elbasan.

Sakaq Sokol Olldashi do të takohet gjatë ditës së sotme me bazën në qarkun e Fierit. Dje është ngritur në Partinë Demokratike edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili do të administrojë procesin zgjedhor të 22 korrikut.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Gjergj Lezhja do të jetë në krye të tij dhe në përbërje do të jenë drejtori i Burgjeve, Gazmend Dibra, ish-deputetja e qarkut të Lezhës, Paulina Hoti, drejtori i OST-së, Arben Ibro, zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata, si dhe Gent Minarolli e Barije Isufi. Ajo do të asistohet edhe nga dy ndihmësit, Florian Xhuti e Albert Avduli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›