E Diel, 1 Nëntor 2026

Virozat, mbi 13 mijë raste në vend, fëmijët më të prekurit

TIRANË- Pavarësisht temperaturave në rritje me ardhjen e stinës së pranverës, mjekët kanë apeluar për të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes nga virozat stinore. Ndërkohë më të prekurit nga këto viroza janë fëmijët dhe të moshuarit.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, janë regjistruar mbi 13 mije raste me simptoma të virozave stinore gjatë një jave në rang vendi, nga të cilat rreth 12 500 me simptoma të infeksioneve respiratore të sipërme dhe të poshtme. Ky trend, sipas ISHP, paraqitet me rënie nga java e mëparshme. Po kështu, edhe trendi i diarreve pa gjak (rreth 900 raste) paraqitet në rënie, krahasuar edhe me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mjekët thonë se duhet të tregohet kujdes nga virozat stinore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit. Sipas mjekëve, stina e pranverës është e paqëndrueshme nga temperaturat dhe fëmijët janë të predispozuar për t’u ftohur e për të marrë infeksione më të shpeshta.

Sa u takon ambienteve të brendshme, ato duhet të ajrosen e të mbahen në temperatura jo me shumë diferencë me ambientin jashtë. Ndërsa, në rast të shfaqjes së simptomave gripale, mjekët thonë se duhet të drejtohen te mjeku pediatër për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›