Afganistan, helikopteri turk bie, talebanët rrëmbejnë 9 persona
AFGANISTAN- Një grup me 9 persona të huaj janë rrëmbyer nga rebelët në lindje të Afganistanit. Një ngjarje e tillë ndodhi pasi helikopteri në të cilin ata ndodheshin u rrëzua në Azra, në provincën Logar.
Azra njihet si një zonë e kontrolluar nga talibanët, të cilët janë shprehur se janë pikërisht ata që kanë marrë peng grupin. Helikopteri u pa që po zbriste me shumë vështirësi për shkak të motit të keq dhe së shpejti u rrethua nga rebelë.
Sipas burimeve të policisë së provincës Logar është bërë e ditur se tetë nga të rrëmbyerit janë me kombësi turke ndërsa vetëm njëri prej tyre është afgan. Megjithatë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme turke ka arritur të konfirmojë për BBC-në se helikopteri së bashku me të gjithë pasagjerët janë turq.
(e.m/News24/BalkanWeb)