Virozat, mbipopullohet Pediatria në kryeqytet

Mbipopullohet spitali i pediatrisë në kryeqytet. Piku i të nxehtit, i cili stimulon virozat kryesisht me origjinë gastroentestinale, ka bërë që dhjetra fëmijë të paraqiten brenda një ore për ndihmë në urgjencën e spitalit të fëmijëve. Të gjithë shtretërit e këtij pavioni kanë qenë të tejmbushur me fëmijë të grupmoshave të ndryshme, të cilët në pjesën më të madhe të tyre kanë pasur shqetësime të aparatit tretës.
Sipas statistikave pranë këtij spitali brenda një 24 orëshi numri i vizitave në urgjencën e pediatrisë arrin në mbi 250 fëmijë. Pjesa më e madhe e pacientëve sipas mjekëve kanë shqetësime jo serioze dhe për këtë arsye marrin ndihmën e shpejtë dhe më pas dërgohen sërisht në shtëpi.