E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet polici, grabiti me arme ne 1999

Vihet ne pranga nje polic, pasi dyshohet se ka marre pjese ne nje grabitje me arme ne vitin 1999. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Policine e Gjirokastres kane ndaluar 29-vjecarin Refat Kanushi, lindur ne Zhapokike, te rrethit Tepelene, dhe banues ne fshatin Arshi Lengo, te rrethit Gjirokaster, me detyre punonjes policie ne Seksionin e Qarkullimit Rrugor ne Komisariatin e Policise Tepelene. Ky person dyshohet se me daten 20 shkurt 1999, ne bashkepunim me dy shtetas te tjere, emrat e te cileve per arsye hetimi nuk behen te ditur nga policia lokale, ne rrugen nacionale Gjirokaster-Ballsh ne afersi te fshatit Vasjar, te rrethit Tepelene, rreth ores 01:00 te mengjesit, i kane dale perpara me maska dhe me arme nje automjeti tip furgon nga qyteti i Permetit, ku udhetonin 3 person nga Permeti per ne Tirane. "Nen kercenimin e armeve u kane vjedhur rreth nje milion e dyqind mije leke te vjetra dhe sende te tjera, dhe me pas i kane torturuar", tha policia.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›