Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas
Një akident ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku si pasojë një 63 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri Gani Heci është dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në vendin e quajtur Pishkash ku makina me targa LB 19 52 A ka përplasur kalimtarin 63 vjeçar nga Qukësi.
Policia ka ndaluar shoferin e automjetit, Sefer Alliu, i cili është bërë shkak për aksidentin pasi kishte humbur kontrollin e makinës.