E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien blerjet në tregun e fruta-perimeve

Tregu i fruta -perimeve tejmbushet nga prodhimi vendas. Tashmë që sipas tregtarëve, qyetarët mund të shtrojnë në tryeza mallin e prodhuar në vend, edhe çmimet janë më favorite për ta. Megjithatë në këtë periudhë verore, tregëtarët ankohen për nivelin e shitjeve, xhiroja e të cilave ka rënë për shkak të sezonit të pushimeve.
Por, qyetarët nuk kënaqen lehtë. Pavarësisht se me futjen në treg të mallit vendas, çmimet janë ulur, ata ankohen se tregu i fruta perimeve vazhdon të mbetet i shtrenjtë.
Në këtë sezon pushimesh, shit-blerjet janë spostuar në masë drejt zonave bregdetare dhe turistike, ndërkohë që xhirot kanë rëndë ndjeshëm në qytete, madje dhe në metropol, i cili është zbrazur këto ditët e fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›