Virusi A/H1N1, Greqia ne panik, 6 raste ne 24 ore

Rasti i fundit eshte nje shtetase 20 vjecare nga Peruja, e cila mberriti nga Nju Jorku dhe tashme kurohet ne shtepine e saj me simptoma te lehta. Me heret ishin konfirmuar edhe pese raste te reja, midis te cilave nje foshnje vetem 11 muajshe,e cila eshte edhe pacientja e pare qe infektohet ne Greqi nga kontakti me nje te semure me gripin A/H1N1.
Te gjithe pacientet u jane nenshtruar procedurave perkatese kuruese qe parashikojne trajtimin mjekesor ne spital apo ne shtepi, ndersa 8 prej tyre tashme jane sheruar krejtesisht. Ne nje deklarate per mediat, ministri grek i Shendetsise, Dhimitris Avramopulos, ka theksuar se nuk ka nevoje per panik dhe se rritja e rasteve ka te beje me fillimin e sezonit turistik ne Greqi, cka e verteton edhe fakti se te gjithe te semuret kane ardhur nga SHBA-ja, Kanadaja apo vendet ku kane pasur kontakt me persona te infektuar.
Specialistet greke te semundjeve infektive kane paralajemeruar qe gjate gjithe veres ndoshta numri i rasteve me virusin e gripit te derrave mund te shkoje deri ne 100 per shkak te dyndjes se turisteve ne vend.