Britani, të infektuarit me H1N1 kalojnë shifrën 1 mijë
Londër Numri i të infektuarve me virusin e gripit të derrave të tipit A (H1N1) në Britaninë e Madhe kaloi shifrën 1 000, njoftoi Ministria britanike e Shëndetësisë. Përfaqësuesit e ministrisë theksuan se në pjesën më të madhe të rasteve sëmundja kalon në fazë të lehtë. Sipas tyre, Britania e Madhe ka vaksina të mjaftueshme kundër këtij lloji gripi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) më 11 qershor shpalli pandemi të gripit të derrave. Në territorin e Britanisë së Madhe më të goditura janë Glazgou dhe rrethina e tij si dhe rajoni skocez Klajd.
Deri tani, kjo sëmundje është regjistruar në 74 shtete, ka infektuar 30 000 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e 141 prej tyre.