Ban: Situata në Kosovë e qetë, por kujdes Veriun
New York- Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 17 të këtij muaji, do të shqyrtojë raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-moon për Kosovën. Në këtë raport, mes të tjerash, thuhet se autoritetet e Kosovës, në shumë raste, kanë kërkuar përfundimin e misionit të Kombeve të Bashkuara, UNMIK, duke thënë se rezoluta 1244 tashmë është e tejkaluar dhe se nuk janë më të obliguar që ta respektojnë.
Megjithatë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka theksuar se ka vazhduar bashkëpunimi praktik i përfaqësuesve të UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës, ndonëse kontaktet e Prishtinës me të dërguarin e veçantë të OKB-së, Lamberto Zannier, janë minimale.
Ban Ki-Moon ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, prej 10 marsit dhe më tutje është “relativisht e qetë”, por ka theksuar se disa incidente në veri të Kosovës përbëjnë shqëtësim.
“I ftoj bashkësitë dhe qeveritë në Prishtinë dhe Beograd, që të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë përfaqësuesit ndërkombëtarë, në mënyrë që tensionet të zvogëlohen në minimum”, thuhet ndër të tjera në raportin e sekretarit Ban, raportojnë mediat në Beograd.
///rel-start///