E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minsku shpërfill Moskën; jo Samitit të vendeve të ish-BS

Minsk- Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko nuk do të marrë pjesë në samitin e sigurisë të vendeve të ish-Bashkimit Sovjetik, që do të organizohet në Moskë si protestë ndaj ndalimit të importeve blegtorale, deklaroi Ministria e Jashtme bjelloruse. Lidhjet midis aleatëve ish-sovjetikë, Rusisë dhe Bjellorusisë, kanë qenë të tensionuara.

Moska është e zemëruar nga refuzimi i Bjellorusisë për të njohur krahinat proruse të Osetisë Jugore dhe Abkhazisë, të shkëputura nga Gjeorgjia si shtete të pavarura.

Më parë gjatë këtij muaji Rusia kishte ndaluar importet e 1 200 llojeve të nënprodukteve të qumështit nga Bjellorusia, e cila fiton miliarda dollarë nga eksportet e qumështit dhe vitin e kaluar zuri rreth katër për qind të tregut rus.

"Në këtë moment, ne jemi dëshmitar të një diskriminimi të hapur ekonomik ndaj një prej anëtarëve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (ODKB) kundër Bjellorusisë në një segment shumë të rëndësishëm të prodhimeve të saj," theksonte Ministria e Jashtme në një deklaratë.

"Objektivisht, të tilla veprime ekonomike dëmtojë sigurinë, e cila është një bazë themelore për stabilitetin ... Në situatën e tanishme, Bjellorusia ... është e detyruar të anulojë pjesëmarrjen e saj në ODKB takim që zhvillohet në Moskë, më 14 qershor", shtonte ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›