E Diel, 1 Nëntor 2026

Virusi AH1N1, Vasili urdhëron shtimin e vigjilencës dhe ndjekjen e çdo rasti



Lizeta Duro

Alarmi i virusit AH1N1 ose siç njihet ndryshe si gripi i derrave tashmë ka përfshirë edhe vendin tonë. Pas apelit të 2 ditëve më parë të drejtorit të Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Piperos, i cili u shpreh se është i nevojshëm vaksinimi, sidomos për kategoritë më të rrezikuara, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili nxori dje një urdhër, sipas të cilit duhet të shtohet vigjilenca për të identifikuar dhe ndjekur çdo shfaqje të rasteve të ngjashme me gripin dhe me grip, formën e shfaqjes , prirjet përkatëse në kohë dhe grupet e popullatave. Ndërkohë në Spitalin Infektiv, i gjithë personeli i spitalit dhe pacientët shprehin frikën për shfaqjen e virusit.
Ministri Vasili urdhëron të gjitha drejtoritë spitalore të sigurojnë sasinë stok të preparatit antiviral ose ltamiriv (Tamiflu). Si dhe të gjitha institucionet shëndetësore të përmirësojnë triazhimin e pacientëve dhe të realizojnë trajnimin e hershëm të pacientëve të infektuar me grip.

Urdhri

Ministri i Shëndetësisë, bazuar në pikën 4 të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në zbatim të ligjit nr. 7761, datë 19.10.1993, “Për Parandalimin dhe Luftimin e Sëmundjeve Ngjitëse” urdhëroi të raportohen me saktësi dhe çdo javë sipas formularit të sistemit alert, rastet e ngjashme me gripin dhe ose me grip dhe për çdo shfaqje të veçantë të njoftohen në mënyrë të menjëhershme ISHP-ja dhe drejtoria e shëndetit publik në vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OBSH-së. Sipas këtij urdhri Instituti i Shëndetit Publik duhet të përshtatë dhe të intensifikojë survejancën e gripit sipas situatës më të fundit epidemiologjike në vend dhe rajon, bazuar në rekomandimet e OBSH-së.

Institucionet
Urdhri parashikon gjithashtu rastet e mundshme me grip, masat e mara në këtë rast janë gatishmëria e plotë e të gjitha institucioneve shëndetësore, për të administruar çdo fluks rastesh të paraqitura me grip. Në të gjitha institucionet shëndetësore është e nevojshme furnizimi me oksigjen, kryesisht për repartet e shërbimit të urgjencës, të shërbimit të sëmundjeve infektive, të sëmundjeve pulmonare dhe terapisë intensive. Në këto institucione nuk duhet të mungojë gjithashtu edhe furnizimi me pajisje dhe mjete mbrojtëse personale, (maska, doreza dhe syze), furnizimi me lëndë dezinfektonte, furnizimi me materiale informative dhe edukuese (postera, fletëpalosje, etj.,) për gripin në fjalë. Sipas urdhrit, është e nevojshme që të gjitha institucionet shëndetësore të realizojnë vaksinimin e personelit shëndetësor, me përparësi personelin që është në kontakt të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me pacientët e infektuar me grip apo infeksione të ngjashme me gripin. Të gjitha institucionet shëndetësore duhet të afishojnë në vende të dukshme materialet informative dhe edukuese për gripin.

Bashkia e Tiranës, plan masash për parandalimin e ngjarjeve që cenojnë rendin e qetësisë publike gjatë festave

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në zbatim të përgjegjësive ligjore, kanë planifikuar dhe marrë masa për parandalimin e ngjarjeve kriminale apo ngjarjeve të tjera që cenojnë rendin e qetësisë publike. Disa nga masat që Bashkia do të marrë janë: parandalimi, zbulimi dhe goditja në kohë e çdo lloj tendence kriminale; rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimin e ngjarjeve aksidentale, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Policisë Rrugore: sigurimin e rendit dhe qetësisë në të gjithë territorin e Qarkut të Tiranës e në veçanti në Qendrat Tregtare, Bulevardet dhe Sheshet kryesore si dhe në lokalet ku qytetarët do të festojnë ndërrimin e viteve; sigurimit të Ambasadave, Rezidencave të tyre, Objekte të Rëndësishme, duke përfshirë edhe në nënstacionet elektrike e depot e ujit si dhe do të bashkëpunojë me shërbimet e emergjencës si: Ambulancat, Zjarrëfiksit, etj. “Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe inkurajon ata, që gjatë kësaj periudhe festash, të përdorin sa më pak të jetë e mundur mjetet e tyre private, duke i dhënë përparësi përdorimit të transportit publik në qytet. Ky fluks i shtuar krijon ngjeshje të trafikut në pika të ndryshme, midis të cilave dhe në zonën përreth sheshit “Skënderbej”, kjo dhe për shkak të punimeve që po kryhen atje. Transporti publik, me kushtet e reja afron te gjitha mundësitë për një qarkullim normal, duke u ofruar qytetarëve mundësinë, për të përfunduar punët festive të fundvitit”u shpreh Enton Punavija, drejtor i Drejtorisë së Transportit dhe Lëvizshmërisë. Policia e Tiranës, ka planifikuar masa dhe do të ushtrojë kontrolle të plota ndaj të gjithëve drejtuesve të mjeteve, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit në rrugor, ecin me shpejtësi tej normave të lejuara apo drejtojnë automjetin nën efektin e pijeve alkoolike. Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, duke u nisur nga përvoja dhe analiza e viteve të kaluara, i’u kërkon qytetarëve mirëkuptimin që të bëjnë kujdes gjatë përdorimit të fishekzjarrëve.

25 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›