E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virusi A/H1N1, e prek vetëm njëherë njeriun

Të prekesh nga gripi i derrit mund të jetë një fatkeqësi, por që ka brenda një të mirë të madhe. Mjekët specialistë deklarojnë se një persono që ka kaluar një herë virusin A/ H1N1, gripi nuk mund t'i rikthehet përsëri. E duke qenë se për momentin format që po qarkullojnë në vend të këtij virusi janë të lehta, do të ishte i favorizuar ai që e kalon gripin në këtë periudhë.
Sipas profesor Dhimitër Krajës, shef i Shërbimit Infektiv, numri i rasteve krahasuar me 2-3 javët e para ka ardhur në rënie.
Deri më tani sipas shefit të Shërbimit Infektiv në spitalin "Nënë Tereza", janë trajtuar 5 raste të konfirmuar me grip derrash, prej të cilëve 3 kanë marrë medikamentin e Tamiflusë. Ndërsa kanë qendruar të shtruar 36 raste të dyshuar prej të cilëve vetëm 4 janë trajtuar me Tamiflu. Sipas profesor Krajës, virusi i shfaqur tek pacientët ka qenë i formave të lehta ose të mesme. Deri më tani asnjë rast nuk ka pasur komplikacione dhe pasoja për jetën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›