Berisha: Prioritet reformat në ushtrinë shqiptare

Pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, reformat duhet të jenë perpetua mobile për ushtrinë shqiptare dhe forcat e armatosura. Qeveria shqiptare është e vendosur të punojë me vendosmëri në përmbushjen e reformave dhe standardeve të kërkuara ndërkombëtarisht. Ky është qëndrimi që ka bërë të ditur kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së ndërrimit të shefave të NATO s në vendin tonë.
Gjatë kësaj ceremonie gjenerali në ikje Vasil Dimitrov deklaroi se vendi ynë ka punuar fort dhe e ka merituar tërësisht anëtarësimin në strukturën Euroatlantike. Ndërsa pasuesi i tij, Dinko Karamunchev tha se ndjehej i vlerësuar për detyrën e saj në Shqipëri.
Sipas ministrit të Mbrojtjes, Gazmend Oketa tre kanë qenë arritjet e Shqiperisë në këto kohë. Pavarësia e Kosovës, ftesa për në NATO dhe anëtarësimi i saj në këtë strukturë.
Ndërsa Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj akordoi dy medalje mirënjohje për gjeneralin Dimitrov për punën dhe kontributin e tij në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.