E Shtunë, 31 Tetor 2026

A/H1N1,Godo:Do vaksinojmë 1/3 e popullsisë

Në valën e parë të pandemisë së gripit të derrave, qeveria shqiptare synon të vaksinojë 1/3 e popullsisë. Sipas ministres së Shëndetësisë, Anila Godo, vendi ka bërë porosinë për sigurimin e vaksinës kundër H1N1-shit, por nuk ka deklaruar as sasinë e dozave që do të blihen dhe as kohën se kur kjo vaksinë pritet të mbërrijë në vend.
Firmat farmaceutike do t'i dhurojnë OBSH-së të një sasi dozash, të cilat do të shkojnë për vendet në pamundësi ekonomike, dhe ministrja Godo, shprehet se ne pretendojmë të përfitojmë nga dozat që do të shpërndajë falas kjo organizatë.
Këtë deklaratë ministrja, Godo e ka bërë gjatë inagurimit të Qendrës Imazherime pranë Poliklinikës numër 1 në kryeqytet. Aparatura më e fundit e kësaj qendre, i ka kushtuar buxhetit të shtetit 85 mijë euro dhe ajo realizon shërbimin e radiografisë dhe radioskopisë sipas fjalës më të fundit të teknologjisë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›