Virusi A/H1N1, shkëncëtarët: Jo tamiflu fëmijëve
Shkencëtarë në Britaninë e Madhe po paralajmërojnë që fëmijëve të mos u jepen medikamente si Tamiflu, duke thënë se këto barna mund t'u sjellin fëmijëve më shumë dëme sesa të mira.
Ekspertë nga universiteti i Oksfordit thonë se ilaçe si Tamiflu, pakësojnë kohëzgjatjen e gripit tek fëmijët vetëm me një ditë, por nuk i çlirojnë ata nga simptoma të tilla si astma dhe infeksioni në vesh.
Shkencëtarët gjithashtu thonë se trajtimet e gripit me medikamente si Tamiflu mund të shkaktojnë të vjella të cilat çojnë në humbjen e lëngjëve të trupit tek fëmijët.Ekspertët thonë se studimi i tyre vlen për gripin stinor, por ata mendojnë se rezultatet janë të vlefshme edhe ndaj gripit pandemic të derrave që shkaktohet nga virusi A-H1N1.