Virusi A/H1N1, vdes 18-vjeçarja shtatëzënë

Shkon në 5 numri i viktimave nga virusi A/H1N1 në vend. Sipas informacioneve viktima nga virusi A/H1N1 është një 18-vjeçare e cila ndërroi jetë në spitalin infektiv në Tiranë. 18-vjeçarja e cila ishte shtatëzënë ndodhej prej 6 ditësh e shtruar në spital.
Ndërkohë para disa ditësh një 30-vjeçar nga Vlora i cili ishte kthyer pak ditë më parë nga emigracioni, pas ndërroi jetë si pasojë e virusit A/H1N1.
Aktualisht numri i personave të konfirmuar me gripin e derrit është 310. Nga të dhënat e deri tanishme rezulton se personat që kanë humbur jetën nga gripi i derrit kanë qenë persona që kanë vuajtur edhe nga sëmundje të tjera si sëmundja e mushkrive dhe sëmundje të tjera kronike.