Virusi AH3N2, pese persona te prekur ne Shqiperi Sonila Isaku
Dy viruse te gripit ai AH3N2 dhe ai i tipit AH1N1 jane duke qarkulluar aktualisht ne vendin tone. Keto dy lloj virusesh shfaqen ne forme me te rende se gripi i zakonshem. Specialistet thone, qe vetem 5 persona jane prekur nga keto forma te gripit, por ne te gjitha rastet ato jane trajtuar pa pasoja. “Jane izoluar gjithsej 5 raste, dy nga te cilet te prekur nga virusi A dhe 3 nga virusi B”, pohon Pellumb Pipero, Drejtor i Politikave ne Ministrine e Shendetesise ku thekson se cdo grip stinor eshte i rrezikshem dhe mund te shkaktoje komplikacione. Nderkohe gjate dites se djeshme dhe pasdites se te dieles ne Spitalin Infektiv jane paraqitur edhe 5 raste te tjera, te cilet jane duke u mbajtur ne kurim, ndersa eshte Instituti i Shendetit Publik ai qe nepermjet analizave do te verifikoje nese keto persona jane te prekur nga gripi amerikan apo gripi i derrit. “Ne spitalin infektiv deri me tani jane paraqitur 5 persona, te cilet sipas analizave te kryera nga ISHP u verejten se ishin bartes te virusit A. Gjendja e tyre ishte e renduar per shkak te komplikacioneve, por jashte rrezikut per jeten. Aktualisht kemi mbajtur nga pasditja e se dieles e ne vijim edhe pese persona te tjere, per te cilet presim nga ISHP rezultatin e analizave”, ka pohuar mjeku infeksionit, Tritan Kalo. Sipas tij, pacientet jane nga rrethinat e Tiranes dhe nuk e kane marre virusin jashte vendit. Nderkohe nga ana tjeter autoritetet me te larta shendetesore bejne apel per vaksinim. Sipas Drejtorit te Politikave ne MSH, vaksina ne keto forma te virusit nuk mbron totalisht ata qe e aplikojne. Ne 100 persona vetem 70 prej tyre mund te perfitojne mbrojtje te pergjithshme. “Epidemia nuk ka filluar, virusi sapo ka filluar te qarkulloje, jane izoluar vetem pese raste. Do te thote qe ka ende kohe per te aplikuar vaksinen, sepse jane dy jave te mjaftueshem per te krijuar imunitetin e nevojshem. Vaksina ka efikasitet mbi 62-66, mbi kete. Cka do te thote qe ne 100 veta te vaksinuar 62 apo 66 raste jane 100 per qind te sigurt qe fitojne imunitet", tha Pellumb Pipero, Drejtor i Politikave ne MSH. Sipas tij, edhe rastet e izoluara ne QSUT kane pasur komplikacione per shkak se nuk kane pasur vetem virusin e gripit. Drejtuesit e shendetesise deklaruan se jane marre masat me furnizimin me ilace edhe ne rast te ndonje epidemie te mundshme. Aktualisht numri i te prekurve nga gripi ka shkuar ne afro 13 mije persona cdo jave. Po specialistet parashikojne qe ne gjysmen e dyte te muajit shkurt dhe fillimin e marsit Shqiperia pritet te perfshihet nga nje numer i larte rastesh te prekur nga gripi. Per sa i perket risqeve te dy viruseve qe qarkullojne, mjeket theksojne se simptomat e gripit nuk duhen neglizhuar pavaresisht virusit qe qarkullon, pasi ato shkaktojne komplikacione te renda ne organizem deri dhe humbje te jetes. “Ne nuk mund te bejme asnje dallim mes formave te gripit. Gripi eshte i rrezikshem, eshte nje semundje virale qe mund te shkaktoje pasoja te renda. Ndersa keshillojme edhe evitimin e mjediseve te mbyllura e jo te ajrosura mire ne nje kohe te gjate”, nenvizojne mjeket. Po keshtu, keshillohet edhe dezinfektimi dhe pastrimi i mjediseve, masat e etiketes respiratore, pra kur kollitemi apo kur teshtijme. Krahas gripit, ne vendin tone qarkullojne dhe nje sere virozash respiratore, per te cilat qytetaret duhet te tregojne kujdes per te mos i neglizhuar dhe trajtuar ato sipas rekomandimeve te mjekut.