E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hoxha", si funksiononte Vaini i Lezhes

Tirane- Kater deshmitare kane deklaruar dje para Gjykates se Krimeve te Renda, per procesin e zhdukjes se biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Deshmitaret e thirrur nga akuza, kane treguar dje per menyren sesi funksiononte baza e SHIK-ut ne Vain te Lezhes, nga i merrnin urdhrat, si dhe per personat qe hynin e dilnin. "Objekti ne Vain te Lezhes, drejtohej nga Drejtoria e Tiranes. Godina ndodhet ne pyll dhe eshte 10 kilometra larg qytetit. Detyra ime ka qene roje te porta, si dhe te ruaja sigurine e objektit njekatesh. Godina ka dy hyrje, njera eshte nga dera kryesore, kurse hyrja e dyte eshte nga bregdeti. Personat qe hynin ne ambientet e nderteses, kishin ose autorizim ose dokument qe tregonte qe ishin punonjes te sherbimit", ka nisur te tregoje dje deshmitari i pare i thirrur nga Prokuroria e Krimeve te Renda, Mjell Pjetri. Deshmitari Llesh Coli, ka shpjeguar se ne ambientet e sherbimit, ishin te punesuar edhe punonjese te cilat zakonisht merreshin me gatim ose me pastrimin e ambienteve. Sipas tij punonjeset punonin 8 ore ne dite dhe me pas largoheshin. Te njejta detaje i jane treguar trupit gjykues te kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, nga deshmitari Tom Cushku. Deshmitari ka sqaruar gjykaten se ne godine nuk ka fjetur asnje person, gjate kohes qe ai ka qene ne detyre. Sipas tij personat qe vinin ne ndertese, rinin shume pak ore dhe me pas largoheshin. Deshmitari i fundit i cili dha deklarime ishte Hysni Sina, ish-punonjes ne zyren e informimit ne Drejtorine e SHIK-ut Tirane. "Ilir Kombaro me ka gjetur ne detyre. Ne fund te vitit 1996 kam qene i shtruar ne spital. Jam takuar perballe spitalit numer 5, me Ilir Kumbaron i cili me ka vene ne dijeni se do te largohej nga Shqiperia, pas perfitimit te pensionit", sqaroi dje deshmitari Sina. Nga ana e prokurorise ai u pyet edhe per ngjarjen e ndodhur ne ish- godinen e SHIK-ut, kur Ziso Kristopuli u hodh nga kati i trete. Ne lidhje me kete ngjarje ai ka shpjeguar se "Nje person, me ngjyre me nje faqe te djegur eshte hedhur nga kati i trete, por se kush e kishte sjelle ate kosovarin nuk e kam pare, pasi me te ishte marre Ilir Kumbaro". Ne seancen e radhes ne gjykate, do te deshmojne persona te tjere te cilet, sipas akuzes kane dijeni per ngjarjen e ndodhur me 21 tetor te vitit 1995.

Deshmitari

Gjykata e Krimeve te Renda, kishte thirrur per te dhene shpjegime edhe xhaxhai i te pandehurit, Ilir Kumbaro. Ali Kumbaros i jane vene ne dukje te gjitha dispozitat nga ana e gjykates, duke i shpjeguar se ai mund te deshmonte nese deshironte, ose te largohej. Deshmitari ka sqaruar se "Ilir Kumbaron e kam nip, djalin e vellait, nuk kam deshire te jap deklarime".

Te pandehurit

Prokuroria e Krimeve te Renda, ka te pandehur ne kete proces ish-kreu e Tatimeve Tirane, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaron dhe te pandehurin Avni Koldashi. Tre te pandehurit jane duke u gjykuar ne gjendje te lire nga ana e gjykates.

Ngjarja

Biznesmeni shqiptaro maqedonas, Remzi Hoxha, dyshohet se eshte zhdukur me 21 tetor te vitit 1995 nga ambientet e firmes se tij "Albatros". Nga hetimet e kryera nga prokuroria, dyshohet se i pandehuri eshte marre nga punonjesit e SHIK-ut ne ate kohe, si dhe dyshohet te jete varrosur ne Vain te Lezhes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›