Makina ne lum, ne koma kryepolici i Lacit
Aksidentet e ndodhura brenda dy oreve, mbremjen e djeshme ne Durres dhe Lezhe kane shkaktuar nje te vdekur dhe pese te plagosur. Mes te lenduarve eshte edhe shefi i krimeve te Komisariatit Lac, Martin Dona, i cili eshte derguar ne spitalin e Lezhes ne gjendje koma. Rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme, Policia e Lezhes eshte njoftuar se kryepolici i krimeve ne Komisariatin e Kurbinit, ka qene duke udhetuar ne aksin Milot-Rreshen, kur makina e tij tip "Ford" ka dale nga rruga, duke perfunduar ne lumin Mat. Burime zyrtare thane se mjeti ka rene per 50 metra dhe per pasoje, komisari ka mbetur i plagosur rende. Nje kalimtar gjeti ne gjendje koma oficerin dhe menjehere e ka nisur ne drejtim te spitalit te Lezhes. Nje grup hetimor shkoi ne vendngjarje dhe nisi verifikimin per shkaqet e aksidentit. Mendohet se lageshtia ne rruge mund te jete bere shkak per ngjarjen ne fshatin Rasfik, ndersa Dona kthehej prane familjes. Mjeket thane se po bejne perpjekje, qe te mbajne ne jete oficerin e larte te policise. Dy aksidentet e tjera kane ndodhur ne Durres po per shkak te lageshtise, kur nje fuoristrade me targa DR 32 51 D perplasi per vdekje 54-vjecarin Vangjel Shabani, i cili po kalonte rrugen ne lagjen nr. 13 te Plazhit. Kurse nje tjeter fuoristrade me targa TR 60 07 R ka dale nga rruga,, ne aksin Durres-Tirane ne zonen e Maminasit, duke lene te plagosur 4 pjesetare te familjes Seiti, qe u derguan ne Spitalin Ushtarak.
E.A./A. N.
E.A./A. N.