E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë/Përplasen anijet, nuk ka viktima

Media shtetërore kineze ka raportuar së fundmi se dy anije transporti më ngarkesë të madhe në bord, janë përplasur në birgjet e komunës Tianjin në pjesën lindore të vendit. Një anije kamboxhiane 100 000 tonëshe dhe një anije panameze me peshë 150 000 tonëshe, janë përplasur në Detin e Berdhë,duke detyruar autoritetet që të dërgojnë dy anije të tjera shpëtimi në vendin e ngjarjes. Nga kjo ndodhi, nuk janë raportuar deri tani viktima apo rrjedhje të karburanteve, megjithatë media shtetërore ka paralajmëruar se situata mund të bëhet kritike nëse ndonjëra prej anijeve do të fundosej. Anija panameze është përmbytur pjesërisht në brigjet detare të dielën. Media shtetërore informoi gjithashtu se autoritetet detare kanë marrë masat për të transportuar karburantin nga anijet e dëmtuara nëpërmjet mjeteve të tjera lundruese. Vitin e kaluar, një anije koreano jugore, e cila mbante një vinç të madh, goditi një anije të Hong Kong-ut me tanke të naftës, duke provokuar më shumë se 10 000 tonë naftë të papërpunuar të derdhej në Detin e Verdhë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›