Chavez mbështet fitoren e Ahmadinejad

Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez i dha mbështetjen e tij Presidentit Mahmoud Ahmadinejad duke thenë se disa shtete ishin duke u përpjekur për të ndikuar revolucionin Iranian.
" Ne i kërkuam botës që të respektonin Iranin sepse ata janë duke u përpjekur për të ndikuar në forcën e revolucionit iranian, ne i kërkuam botës që të respektonte triumfin e presidentit Ahmadinejad. Ai ishte një trium në çdo aspect. Ata janë duke u përpjekur që të njollosin triumfin e Ahmadinejad dhe të dobësojnë qeverinë dhe revolucionin islamik."-tha Chavez gjatë fjalimit të tij të përjavshëm televiziv "Alo Presidente", ndërsa po qëndronte përkrah një biznesmeni Iranian që punon në Venezuelë.
Komentet e Chavez vijnë pasi kreu i opozitës Mirhossein Mousavi u kërkoi përkrahësve që të vazhdojnë protestat për zgjedhjet e diskutueshme presidenciale, si një sfidë e drejtpërdrejtë kundër udhëheqjes të republikës islamike. "Unë e di që ata nuk do ta arrijnë atë, që këtu ne i dërgojmë solidaritetin tonë popullit vëllazëror të Iranit"-tha Chavez.
Debati mbi zgjedhjet e 12 qershorit të cilat rizgjodhën në pushtet presidentin e vijës së ashpër anti-perëndimor, Mahmoud Ahmadinejad, ka ngjallur trazirat më të dhunshme që prej Revolucionit të vitit1979. Televizioni shtetëror i Iranit tha se 10 persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë u plagosën gjatë protestave të të shtunës në Teheran, të mbajtura si një kundërshtim ndaj paralajmërimit të udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei. Sipas një raporti të pavarur numri i viktimave shkoi në 13 persona.
Autoritetet në Iran, një prodhues i madh i gazit dhe naftës i kanë hedhur poshtë manifestimet duke i quajtur protestuesit terroristë dhe shkatërrues në vendosmërinë e tyre për të goditur rëndë në demonstrata.Mussavi i cili u rendit i dyti pas Ahmadinejadit në rezultatin përfundimtar, tha se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe duhet të anulloheshin.Autoritetet hedhin poshtë akuzat e mashtrimit zgjedhor. Por organi më i lartë legjislativ ka thënë se është i gatshëm për një rinumërim të rastit mbi 10 % të votave të hedhura.