Virusi i gripit të derrave, analizat faktojnë se mund të ketë të tjerë mbartës
22/07/2009 Nuk janë raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojnë rrugën e infektimit
Ndalohet hyrja e familjarëve të pacientëve në pavijonet e spitalit pa lejen e mjekut
Identifikimi i rastit të parë të pacientit të prekur nga virusi i gripit të derrave në vendin tonë nuk e përjashton mundësinë e qarkullimit të infeksionit edhe në grupe të tjera të popullatës. Kjo duke iu referuar edhe raporteve të publikuara nga shëndeti publik, ku pohohet se studenti i evidentuar me AH1N1 nuk ka pasur kontakte me pacientë të prekur. "Ky student nuk ka pasur asnjë lidhje epidemiologjike, çka tregon se mund të kemi edhe raste të tjera të lehta", - ka deklaruar shefja e shërbimit infektiv në ISHP Silva Bino. Sipas saj, rastet me virusin AH1N1 nuk janë më bartës të këtij virusi dhe nuk e transmetojnë atë tri dite nga fillimi i shenjave. "Ndërsa studenti është vizituar ditën e tretë, ndaj mundësia që ai të infektojë të tjerë është e vogël", - pohojnë specialistët. Aktualisht janë duke u pritur edhe analizat e tri rasteve të tjera që dyshohen se janë mbartëse, teksa përgjigjet për pesë të dyshuarit e tjerë kanë rezultuar negative. Konkretisht bëhet fjalë për tre shtetas të huaj: dy filipinas dhe një rumun, që kanë hyrë në vendin tonë nëpërmjet portit. Por asnjëri prej këtyre rasteve nuk është shtruar në spital për tu izoluar, teksa priten analizat zyrtare nga Britania e Madhe.
Rasti i parë
"Rasti i parë i konfirmuar me gripin e ri pandemik AH1N1 është raportuar nga spitali infektiv i QSUT-së para 10 ditësh. Rasti u identifikua si infeksion nga gripi A dhe u dërgua për konfirmim në laboratorin e referencës. Shenjat klinike ishin shumë të lehta dhe pas dhënies së ndihmës së parë dhe marrjes së mostrave për diagnozë rasti nuk u shtrua në spital. Duke qene se rasti ishte klinikisht mjaft i lehtë, nuk i është administruar antivirali tamiflu. Aktualisht studenti 21-vjeçar nga Gjirokastra konsiderohet i shëruar. Ndërkohë nuk janë raportuar lidhje epidemiologjike që të faktojnë rrugën e infektimit. Kjo është një dëshmi e qarkullimit komunitar të virusit të ri pandemik në vendin tone. Çdo ditë ISHP-ja vijon të përpunoje mostra të dyshuara nga Tirana dhe rrethet", - pohohet në raportin e ISHP-së.
Masat
"Deri tani janë paraqitur rreth 60 raste, të gjitha kanë qenë negative. Masat pas shfaqjes së rastit të parë janë shtuar në ato drejtime që i takojnë situatës. Spitali është dhe ka qenë në gatishmëri të plotë. Për rastet që do të jenë të parat ne disponojnë tamiflu", - ka pohuar dje shefi i shërbimit të infektivit Dhimitër Kraja. Ndërsa familjarëve të pacientëve u është ndaluar të bëjnë vizita nëpër pavijonet e infektivit pa lejen e mjekut. Sipas raportit të ISHP-së, pohohet se "izolimi dhe karantina, megjithëse janë të parashikuara në planin e kontingjencës, për pandeminë nuk duket se do të jepnin ndonjë efekt domethënës për sa i përket këtij rasti epidemiologjik.
Instituti i Shëndetit Publik
Ylli: Raportim në OBSH vetëm për 100 rastet e para
Tashmë është konfirmuar zyrtarisht se virusi i gripit të derrave qarkullon edhe në vendin tonë, por nuk dihet ende se sa është realisht e prekur popullata. Kreu i Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, ka pohuar gjatë ditës së djeshme se po analizohen një sërë mostrash të marra në grupet e dyshuara dhe se për një pjesë të tyre pritet të sillen përgjigjet përfundimtare nga laboratorët e huaj (përkatësisht në Ruami). Sipas Ylliit, do të vijojë raportimi i të dhënave pranë Organizatës Botërore të Shëndetësisë për çdo rast që do të konfirmohet i prekur nga ky infeksion, kjo deri në një kufi të caktuar. “Ne nuk po përpiqemi ta hetojmë virusin vetëm tek udhëtarët, ai po qarkullon midis qytetarëve të Shqipërisë. Nuk është e domosdoshme të hetohet çdo rast i izoluar, ne do të raportojmë pranë OBSH-së rreth 100 rastet, më pas nuk ka më nevojë të raportohen. Aktualisht janë ngritur rreth 6 sisteme survejance për të parë të gjitha dimensionet e mundshme të qarkullimit të virusit”, - ka pohuar drejtori Ylli. Situata po vëzhgohet më me kujdes në rrethe, sepse shkalla e rrezikshmërisë së përhapjes është më e madhe për shkak të hyrjes së flukseve të emigrantëve në mënyrë të vazhdueshme. Kontroll i veçantë sanitar do të ushtrohet veçanërisht pranë pikave kufitare, ku shkalla e importit të virusit është shumë e lartë.
Ministria e Shëndetësisë
Masat për parandalimin e përhapjes masive
Pavarësisht konfirmimit të rastit të parë zyrtar si mbartës i infeksionit, drejtuesit e institucioneve shëndetësore kanë kërkuar nga popullata që të shtojnë masat e kujdesit personal, si dhe kanë kërkuar shmangien e panikut. “Popullsia të vazhdojë jetën normale, duke ruajtur veten dhe anëtarë të tjerë të komunitetit, të evitojë grumbullimet në ambiente shumë të ngushta dhe pa ajrim, gjë që predisponojnë shumë kontaktin me një të sëmurë si dhe të përpiqen të mbajnë një higjienë vetjake të ekzagjeruar”, - ka deklaruar dje ministrja e Shëndetësisë Anila Godo. Sipas saj, deri tani situata rezulton të jetë nën kontroll dhe se plani i masave parandaluese po përmirësohet edhe më shumë. Përveç evidentimit të sasive të caktuara të medikamentit kryesor, siç është tamifluja, janë akorduar fondet për sigurimin e 10 mijë vaksinave, që do të shërbejnë për vaksinimin e grupeve më të rriskuara. Ndërkohë është akorduar dhe një fond emergjence prej 350 mijë eurosh për të përballuar situatën e gripit.
Përhapja në botë
Bilanci i të prekurve numëron 700 viktima
Pjesa dërrmuese e shteteve të prekura nga virusi i gripit të derrave kanë konfirmuar edhe viktimat e para të shkaktuara nga format e rënda me të cilat është shfaqur ky infeksion. Si shkak i rritjes masive të shifrës së personave të prekur strukturat përbërëse të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vendosur që të mos publikojnë më të gjitha rastet e prekur, por herë pas here të raportojnë vetëm rastet më të rënda. Kjo me qëllim që të mos krijohet panik te popullata, çka mund të ndikojë edhe më negativisht në përhapjen e mëtejshme. Sipas bilanceve të raportuara nga ky organizëm, pohohet se virusi i gripit të derrave që nga muaji mars, kur është zbuluar për herë të parë e deri ditët e fundit, ka shkaktuar jo pak, por 700 vdekje në të gjitha shtet e prekura. Këta pacientë janë prekur nga format më të rënda të virusit, që janë shoqëruar me pasoja fatale për jetën e tyre, ndërsa numri i personave të infektuar pohohet të jetë me dhjetëra mijë të prekur. “Virusi i ri A (H1N1) u përhap nëpër botë me një shpejtësi të paprecedentë në raport me epidemitë e tjera”, - është shprehur pak ditë më parë zëdhënësi i OBSH-së. Për këtë fakt, kjo strukturë nuk do të vazhdojë të bëjë më statistika globale mbi numrin e personave të infektuar nga virusi. Kjo do të thotë se vendet e prekura dhe të rriskuara nga prania e virusit do të duhet të raportojnë dhe të publikojnë rastet më të rënda apo ato me pasoja fatale të manifestuara në popullatat e vendeve të tyre. Konkretisht për vendin tonë është pohuar se do të raportohen vetëm 100 rastet e para të pacientëve të prekur.
Evidentimi i rasteve
Udhëzimi për punonjësit e shëndetësisë në pikat kufitare
Aktualisht janë dhënë të gjitha udhëzimet për kontrollimin e popullatës që do të hyjë në vend nëpërmjet pikave kufitare (këta të fundit shihen si kategoria që do të ndikojë në shtimin e rasteve të tjera të personave të prekur). Përkundrejt sëmundjeve infektive është e nevojshme që pranë pikave doganore të gjithë udhëtarët duhet të pyeten nëse kanë qenë në zonat e prekura nga gripi i derrave sipas listës bashkangjitur, e cila do të përditësohet me vendet e prekura. “Çdo inspektor sanitar apo punonjës shëndetësor në kufi duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë çdo mbërritjeje të udhëtarëve dhe të vlerësojë gjendjen e udhëtarit të referuar nga policia e kufirit, veçanërisht për vendin apo kontaktet që ka pasur. Çdo inspektor sanitar i pikës së kontrollit duhet të njohë me hollësi RNSH (2005). Çdo udhëtar që ka qenë në një zonë të tillë ose ka pasur kontakt me persona me probleme respiratore të vetëparaqitet pranë inspektorit sanitar, i cili duhet të bëjë vlerësimin e tyre. Të bëhet trajtimi i të gjithë udhëtarëve. Për çdo problem inspektori sanitar apo punonjësi shëndetësor në kufi duhet të referojë pranë drejtorisë përkatëse të shëndetit publik ose të kontaktojë ISHP-në në numrin 2374756 ose në 0682414332 si edhe 0693087781 brenda 24 orëve. Çdo inspektor sanitar duhet të sigurojë që pranë pikës së kontrollit ka mjete të mbrojtjes personale, si: maska, doreza, dezinfektonte etj., si dhe duhet të bashkëpunojë ngushtë me organet e policisë së kufirit. Gjithashtu për çdo rast të dyshuar ata duhet të drejtohen në spitalin rajonal më të afërt, teksa duhet të udhëzojnë personat që vijnë nga vendet e prekura që, në rast se kanë shenja respiratore, të mos dalin nga shtëpia, por të kontaktojnë menjëherë me mjekun përkatës.”