Turizmi përmirëson kushtet e konviktit
22/07/2009 Turizmi është një prej faktorëve kryesorë që po ndihmojnë përmirësimin e kushteve në konviktin e universitetit “Ismail Qemali” të qytetit të Vlorës. Që prej disa vjetësh dy godinat e konvikteve ai i femrave dhe ai i meshkujve ashtu sikurse dhe hotelet e tjerë të qytetit ofrojnë gjithçka që nga dhomat, ushqimi madje edhe fletëpalosjeve promocionale. Grupet që zgjedhin të kalojnë pushimet në këtë qendër më së shumti janë kosovarët, por nuk mungojnë dhe pushues të ardhur nga Maqedonia apo dhe qytete shqiptare. Sipas drejtorit të konviktit të universitetit “Ismail Qemali”, janë të shumtë ku qytetarët që zgjedhin konviktin vijnë për çmimin, i cili shkon rreth 1400 lekë të reja për njeri duke përfshirë, fjetjen, tre vaktet si dhe parkimin e sigurt të automjetit. Sipas Rapajt, kjo lloj e ardhure i siguron konviktit një ndihmë të madhe, pasi vetëm vitin e kaluar të ardhurat kanë qenë rreth 4 milionë lekë të reja me të cilat u përmirësuan një sërë kushtesh që nga ndarja e dhomave të mëdha deri te përmirësimi i infrastrukturës. Edhe pse kushtet nuk mund të krahasohen me një hotel, në ambientet e konviktit nuk mungon asgjë që nga dhomat, të cilat janë me nga 4 ose 6 krevate dhe deri te fusha e sportit apo shëtitorja e gjelbëruar.