E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembet një banesë e vjetër në Tiranë

TIRANE- Mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 është shembur një banesë dykatëshe në Tiranë. Fatmirësisht 5 anëtarët e familjes Lasku që jetonin në këtë banesë, kanë mundur të dalin jashtë para se ajo ti zinte brenda. Banesa e vjetër ndodhej pranë ish-ambasadës Jugosllave në rrugën e Kavajës.

Që prej mëngjesit të sotëm, kjo ndërtesë kishtë pësuar carje, por anëtarët e saj nuk kanë menduar që do të ngeleshin pa stehë. Shkak për shembjen, mendohet të ketë qënë vjetërsia, pasi sic deklarojnë vetë familjarët, shtëpia e tyre ishte ndërtuar qysh më 1935.

Familja Lasku e përbërë nga 5 anëtarë, tashmë ka mbetur e pastrehë edhe pse të gjithë kanë mundur ti shpëtojnë lëndimit nga shembja. Ata kanë qënë në gjumë kur ka filluar krisja e murit, nërsa pak sekonda i kanë ndarë nga shembja përfundimtare.

Shqetësimet e kësaj familje kanë qënë të herëpashershme kur për afro 4 vite carjet kanë qënë evidente. Shqetësimi i familjes së vjetër Tiranase Lasku u është transmetuar dhe minibashkisë nr.10, minibashki e cila përfshin këtë zonë.

Një muaj më parë Inxhinierë teknikë dhe specialistë të cilët e kanë klasifikuar këtë shtëpi si të pabanueshme për shkak dhe të lagështirës, pasi përbëhej nga qerpici. Me një shkresë zyrtare i janë drejtuar dhe ministrisë së Brendshme.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›